Narrativa Shqiptare dhe Albanian Cultural Association bashkohen për komunitetin
Një bashkëpunim që e çon mbështetjen e komunitetit një hap më tej. Njoftojmë vendosjen e një marrëveshjeje bashkëpunimi dhe referimi komunitar mes Narrativa Shqiptare dhe Albanian Cultural Association…
1 min lexim

Një bashkëpunim që e çon mbështetjen e komunitetit një hap më tej.
Njoftojmë vendosjen e një marrëveshjeje bashkëpunimi dhe referimi komunitar mes Narrativa Shqiptare dhe Albanian Cultural Association Northamptonshire (ACA), me synimin për të ndihmuar familjet dhe individët që përballen me vështirësi ekonomike, izolim social apo vështirësi në aksesimin e shërbimeve dhe mbështetjes së disponueshme.
Përmes këtij bashkëpunimi, Narrativa Shqiptare do të mund të identifikojë dhe orientojë persona ose familje që mund të kenë nevojë për mbështetje, ndërsa ACA do të vlerësojë në mënyrë të pavarur nevojat dhe përshtatshmërinë për shërbimet apo programet përkatëse.

Si pjesë e mbështetjes që ACA mund t’u ofrojë familjeve të orientuara pranë saj nga Narrativa Shqiptare, ACA mund të vlerësojë gjithashtu përshtatshmërinë për programe të ndryshme mbështetjeje për të cilat ka akses të autorizuar, përfshirë BBC Children in Need Emergency Essentials Programme. Kur një familje plotëson kriteret përkatëse, ACA mund të paraqesë një aplikim për mbështetje përmes aksesit të saj si referues i regjistruar.

Ky bashkëpunim është një hap konkret drejt një komuniteti më të informuar, më të lidhur dhe më të mbështetur.
Dhe pikërisht kjo është edhe fryma e Albanian Career & Business Summit UK 2026:
Behu pjese e eventit dhe apliko për vende pune LIVE në event
Zbulo universitete dhe mundësi studimi
Informohu për bursa universitare
Apliko për kurse dhe trajnime
Lidhu me kompani dhe institucione
Zbulo shërbime dhe mundësi mbështetjeje për komunitetin
Krijo lidhje që mund të hapin dyer të reja
📍3 Maresfield Gardens, London NW3 5SS

Elona Latifi Themeluese e Albanian Cultural Association
Shkruar nga
Newsletter
Qëndroni të informuar
Merr lajmet kryesore të Narrativa Shqiptare direkt në inbox.
Pa spam. Mund të çabonoheni në çdo moment.
Lexo më tej
Të gjitha në Evente Profesionale →MB Landscaping Solutions: How Bojan Kastelic Is Turning Outdoor Spaces into Works of Art Across London
A nine-year journey built on craftsmanship, trust and a passion for creating exceptional gardens In a city like London, where every property has its own history, style and character, outdoor spaces…
nga Merjeme Tota
Profesionalizëm dhe eksperiencë mediatike në skenën e Albanian Career & Business Summit UK 2026, Isida Muço moderon eventin
Me kënaqësi të veçantë prezantojmë gazetaren Isida Muço si moderatoren zyrtare të Albanian Career & Business Summit UK 2026.
nga Merjeme Tota
Aty ku nis Korabi: Nga bujtina Guest House Korabi te historia e Agron Himës që po tërheq turistë nga e gjithë bota
Në një kohë kur turizmi malor në Shqipëri po shndërrohet në një industri gjithnjë e më konkurruese, një emër po bie gjithnjë e më shumë në sy: Agron Hima.
nga Merjeme Tota



