Narrativa Shqiptare
Albanian Career & Business Summit

Teknologji, akademi dhe lidership! Njihuni me dr. Enxhia Salën, ambasadoren kryesore të Albanian Career & Business Summit UK 2026

Dr. Enxhia Sala është akademike dhe profesioniste në fushën e teknologjisë. Ajo ka përfunduar Doktoraturën në “Sisteme Informacioni në Ekonomi”, pas studimeve Bachelor dhe Master Shkencor në…

Merjeme Tota

1 min lexim

Teknologji, akademi dhe lidership! Njihuni me dr. Enxhia Salën, ambasadoren kryesore të Albanian Career & Business Summit UK 2026

Dr. Enxhia Sala është akademike dhe profesioniste në fushën e teknologjisë. Ajo ka përfunduar Doktoraturën në “Sisteme Informacioni në Ekonomi”, pas studimeve Bachelor dhe Master Shkencor në “Inxhinieri Matematike dhe Informatike”.

Angazhimi i saj kryesor akademik është pranë Universitetit të Tiranës, ku ushtron veprimtarinë si lektore dhe kërkuese shkencore. Gjithashtu, ajo angazhohet si lektore e ftuar edhe në universitete të tjera europiane, duke kontribuar në shkëmbimin e njohurive dhe forcimin e bashkëpunimit akademik ndërkombëtar. Dr. Sala është anëtare e bordit të Akademisë së të Rinjve, pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, si dhe përfaqësuese e Shqipërisë në Rrjetin Europian të Akademive të të Rinjve (ENYA).

Me përvojë në sektorin e teknologjisë së informacionit, si në industrinë private, ashtu edhe në institucionet publike, Dr. Sala ka ndërthurur ekspertizën akademike me përvojën profesionale. Ajo është gjithashtu Global Ambassador dhe Country Leader për Shqipërinë në WomenTech Network, ku angazhohet për promovimin e diversitetit, gjithëpërfshirjes dhe përfaqësimit të grave në teknologji. Paralelisht, mbështet dhe mentoron iniciativat studentore dhe idetë sipërmarrëse, duke nxitur inovacionin dhe zhvillimin profesional të brezit të ri.

Në cilësinë e Ambasadores Kryesore të Fushatës Online të Albanian Career & Business Summit UK 2026, Dr. Sala mbështet misionin e samitit për të krijuar ura bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe diasporës shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar, duke promovuar mundësitë në arsim, karrierë, sipërmarrje dhe zhvillim profesional.

Për të rezervuar biletën tënde klikoni në linkun e mëposhtëm

https://narrativashqiptare.com/samiti-2026

Shkruar nga

Merjeme Tota

Ndaje këtë histori

Newsletter

Qëndroni të informuar

Merr lajmet kryesore të Narrativa Shqiptare direkt në inbox.

Pa spam. Mund të çabonoheni në çdo moment.