Narrativa Shqiptare
Kultura shqiptare

Zhvillohet konkursi “Mësuesi i vitit” në shkollat publike në Tiranë, tre vendet e para do të nderohen me çmime

Nga: Beklie Koltraka Fondacioni “M & M Ivanaj Institute” sjell edicionin pilot 2026 të Çmimit “Mirash Ivanaj – Mësuesi i Vitit” për shkollat publike në Tiranë. Iniciativa synon…

Merjeme Tota

1 min leximPërditësuar më 20 gusht 2026

Zhvillohet konkursi “Mësuesi i vitit” në shkollat publike në Tiranë, tre vendet e para do të nderohen me çmime

Nga: Beklie Koltraka

Fondacioni “M&M Ivanaj Institute” sjell edicionin pilot 2026 të Çmimit “Mirash Ivanaj – Mësuesi i Vitit” për shkollat publike në Tiranë. Iniciativa synon të vendosë mësuesit përsëri në qendër të vëmendjes publike, duke ju njohur përkushtimin, etikën dhe ndikimin në formimin e brezave.

Nga 26 janar deri më 6 shkurt 2026, qytetarët mund të propozojnë mësues aktivë ose në pension, në këtë link:

https://ivanaj-foundations.org/sq/mesuesivitit/?utm_source=ig&utm_medium=social&utm_content=link_in_bio

Ndërsa nga 15 deri më 22 shkurt 2026, kandidatët do t’i nënshtrohen votimit publik online dhe një vlerësimi profesionalparalel nga një juri e pavarur.

Frymëzuar nga vizioni i Mirash Ivanajt, reformator i arsimit shqiptar që e konsideronte dijen si themel të shoqërisë moderne, çmimi ndërton një model bashkëkohor vlerësimi mbi meritën, integritetin dhe ndikimin shoqëror. Struktura e shpërblimit i jep 70% vetë mësuesit si vlerësim profesional, ndërsa 30% i dedikohet një projekti edukativ që ai ose ajo zhvillon me nxënësit.

Edicioni i parë fokusohet në tre nivelet e arsimit parauniversitar të shkollave publike të Tiranës: fillor, 9‑vjeçar dhe të mesëm; duke shpallur një fitues për secilin nivel.

Kombinimi i votës së komunitetit me analizën e jurisë krijon një proces të drejtë, të hapur dhe të besueshëm, duke i dhënë mësuesve shqiptarë një vlerësim të merituar dhe duke rikujtuar se investimi në edukim është investim në të ardhmen e shoqërisë.

Shkruar nga

Merjeme Tota

Ndaje këtë histori

Newsletter

Qëndroni të informuar

Merr lajmet kryesore të Narrativa Shqiptare direkt në inbox.

Pa spam. Mund të çabonoheni në çdo moment.