“Je e martuar, duroje”: Fundi tragjik i një 25 vjeçareje
Opinion nga Ariela Selimllari Xhuana, 25-vjeçare, helmon veten sepse nuk duronte dot asnjë ditë më shumë nga dhuna e ushtruar nga ish-bashkëshorti i saj. Po, po, nga ish-bashkëshorti i saj.
3 min leximPërditësuar më 21 gusht 2026

Opinion nga Ariela Selimllari
Xhuana, 25-vjeçare, helmon veten sepse nuk duronte dot asnjë ditë më shumë nga dhuna e ushtruar nga ish-bashkëshorti i saj.
Po, po, nga ish-bashkëshorti i saj. Ndonëse kishin disa muaj që i kishin ndërprerë marrëdhëniet mes tyre, ai vazhdonte ta përndiqte dhe ta dhunonte. Po pra, ta dhunonte. Duket sikur dhuna ndaj vajzave dhe grave sot është kthyer në një fenomen kaq normal. Vetë familja e saj e dinte, ama ata kishin vendosur ta braktisnin në fatin e saj. A thua se ishte vetë faji i fatit të saj shkak i gjithë atij abuzimi barbar, do ta cilësoja? A thua ishte fati që ajo duhej t’i nënshtrohej, sepse vetë fati është përkufizues i jetës tonë?
Ama problemi nuk qëndron këtu. Problemi qëndron tek normalizimi i këtij fenomeni kaq të shëmtuar. Normalizimi i të cilit lidhet edhe me shprehje të tilla si: “Je e martuar, vetë e zgjodhe”, “Një shuplakë është dhe ti”, “Mos ia kthe fjalën burrit”, e qindra të tjera si këto, që duket sikur të ndjerës iu shndërruan në fjalët më të dëgjuara përgjatë ditës së saj.
Pa diskutim që mungesa e një strehëze ku të tregosh “hallet e tua” e ka çuar të renë 25-vjeçare në ndërmarrjen e këtij akti që i mori jetën. Të “ndëshkohesh” për zgjedhjen e partnerit vetëm sepse e zgjodhe vetë nuk më duket aspak e drejtë. Në fund të fundit, të gjithë në fillimet e veta përpiqen të tregojnë versionin e tyre më të mirë. Përse nuk e shikojnë edhe rastin e saj sipas këtij këndvështrimi? Përse përpiqet kaq shumë shoqëria jonë t’ia atribuojë fatin pakicës dhe të çojë në piedestal shumicën?
Rasti i Xhuanës është rasti i shumë vajzave aty jashtë, të cilave sipas këtyre mendësive mediokre burri ka të drejtën e thyerjes edhe të nofullës, sepse në fund të ditës ai është burri dhe ti duhet t’i nënshtrohesh atij. Sepse fjala e burrit në shoqërinë ku jetojmë është “urdhër” për vajzat dhe gratë shqiptare.
E, pak me fjalë, duke i munguar suporti nga njerëzit më të dashur për parandalimin e dhunës nga ish-bashkëshorti, Xhuana, e bukur si dritë dielli, vendosi që të ndalojë ankesat. Ndoshta një ditë, kur ajo ka shkuar të denoncojë këtë rast, një prej këtyre burrave me mentalitet konservator e ka përcjellë për në shtëpi duke i rrahur shpatullat dhe duke i thënë: “Epo, burrat kështu janë, nuk të rri njeri si te prindërit.” Ama, po të ishte nëna, vajza apo motra e tij, me shumë siguri nuk do të reagonte në atë mënyrë.
E pikërisht aty, Xhuana hoqi dorë nga të besuarit në zgjidhjen e kësaj çështjeje, sepse në vendin tonë vajzat e bukura janë të mallkuara për aq kohë sa “lulet janë për gomerët”.
Na falni, o gra, që nuk mund t’ju edukojmë ndryshe dhe t’u mbushim mendjen burrave, e më shumë grave, se jetojmë në një botë kaq mizore, ku burrat mediokër vazhdojnë të çohen në piedestal dhe të ndihen më të rëndësishëm se gratë, më të fuqishëm se to.
Shkruar nga
Newsletter
Qëndroni të informuar
Merr lajmet kryesore të Narrativa Shqiptare direkt në inbox.
Pa spam. Mund të çabonoheni në çdo moment.
Lexo më tej
Të gjitha në Kultura shqiptare →Zhvillohet konkursi “Mësuesi i vitit” në shkollat publike në Tiranë, tre vendet e para do të nderohen me çmime
Nga: Beklie Koltraka Fondacioni “M & M Ivanaj Institute” sjell edicionin pilot 2026 të Çmimit “Mirash Ivanaj – Mësuesi i Vitit” për shkollat publike në Tiranë. Iniciativa synon…
nga Merjeme Tota
MB Landscaping Solutions: How Bojan Kastelic Is Turning Outdoor Spaces into Works of Art Across London
A nine-year journey built on craftsmanship, trust and a passion for creating exceptional gardens In a city like London, where every property has its own history, style and character, outdoor spaces…
nga Merjeme Tota
Profesionalizëm dhe eksperiencë mediatike në skenën e Albanian Career & Business Summit UK 2026, Isida Muço moderon eventin
Me kënaqësi të veçantë prezantojmë gazetaren Isida Muço si moderatoren zyrtare të Albanian Career & Business Summit UK 2026.
nga Merjeme Tota



