narrativashqiptare.com

SHENDETI MENDOR

🧠 Shëndeti Mendor

Thyerja e Heshtjes në Kulturën Shqiptare

Për shumë shqiptarë, në Shqipëri apo në emigrim, shëndeti mendor mbetet një çështje e nënvlerësuar, e stigmatizuar dhe shpesh e paadresuar. Ndjesia e turpit për të kërkuar ndihmë, frika nga gjykimi dhe mungesa e aksesit te profesionistët e shëndetit mendor janë disa nga arsyet që kanë lënë shumë zëra në heshtje — deri tani.

Narrativa Shqiptare e hap këtë kapitull me bindjen se çdo njeri meriton të dëgjohet. Kjo rubrikë i kushtohet atyre që luftojnë në heshtje me ankthin, depresionin, traumën, vetminë dhe çdo formë tjetër të vuajtjes së brendshme.

Çfarë do të gjeni në këtë seksion?

Intervista të thelluara me psikologë, terapistë dhe ekspertë të fushës, që nuk mjaftohen vetëm me analizën e problemeve, por ofrojnë zgjidhje konkrete, hapa praktikë dhe mënyra si t’i përballojmë këto sfida;

Biseda të hapura me njerëz të zakonshëm, që ndajnë me guxim historitë e tyre me depresionin, ankthin, traumën apo vetminë — sepse fjala është hapi i parë drejt shërimit;

Artikuj të dobishëm dhe edukues, që informojnë, motivojnë dhe udhëzojnë se çfarë mund të bëjmë për të përmirësuar shëndetin tonë mendor çdo ditë — nga teknikat e vetë-ndihmës deri te mënyra si të kërkojmë ndihmë të specializuar;

Lista me organizata, kontakte dhe burime falas apo të përballueshme në Mbretërinë e Bashkuar dhe më gjerë, ku shqiptarët mund të drejtohen për ndihmë profesionale.

Shumë media flasin për shëndetin mendor. Ne përpiqemi ta trajtojmë atë.

Narrativa Shqiptare është më shumë se një faqe lajmesh — është një hapësirë ku shëndeti mendor trajtohet me prioritet dhe kujdes të veçantë. Ne nuk ndalemi te informacioni. Ne përpiqemi të ndihmojmë realisht përmes:

• intervistave që informojnë dhe ndërgjegjësojnë,
• artikujve që ofrojnë zgjidhje të prekshme,
• ftesave për bashkëbisedim të hapur dhe të sinqertë.

Sepse besojmë se fjala e thënë në vendin e duhur, mund të jetë shpëtimtare.

Shëndeti mendor nuk duhet të jetë tabu, as luks. Është një e drejtë që i përket çdo njeriu.

— Narrativa Shqiptare

Shendeti mendor

Si Era Dankshi shëron ankthin dhe ndërton forcë mendore

Nga: Merjeme Tota Ka hapësira që duken krejt të zakonshme, por brenda tyre ndodhin transformime të padukshme për syrin.Era Dankshi...

Enertila Bekteshi: Ka një rrugëdalje për vetëvrasjet – ja si mund ta ndalim

Nga: Merjeme Tota Rritja e rasteve të vetëvrasjeve në Shqipëri ka vënë në alarm ekspertët e shëndetit mendor dhe opinionin...