narrativashqiptare.com

Ja si një agjenci po transformon ëndrrat e studentëve drejt universiteteve më të mira të globit

vilma fida 2

Çdo vit, dhjetëra studentë shqiptarë shohin ëndrrën e studimeve në universitetet më të njohura të botës të bëhet realitet. Pas tyre nuk qëndron vetëm talenti dhe përkushtimi, por edhe një agjenci lokale që ka bërë mision të saj të udhëzojë të rinjtë në çdo hap – nga përgatitja e aplikimeve, te bursa studimore dhe proceset e pranimit. 

Në një treg ku studimet jashtë vendit shpesh shoqërohen me pasiguri, informacion të munguar dhe dilema të pafundme për familjet shqiptare, “Your Education Key” është shndërruar në një nga agjencitë më të besuara për orientimin akademik ndërkombëtar. E themeluar mbi eksperiencë reale dhe këshillim profesional, kjo agjenci ka ndihmuar qindra studentë të ndërtojnë një rrugëtim të qartë drejt universiteteve më të njohura në botë. Në këtë intervistë, themeluesja ndan historinë e krijimit, filozofinë e punës dhe praktikat që e dallojnë “Your Education Key” në tregun shqiptar.

Intervistë e realizuar për Narrativën Shqiptare nga Merjeme Tota:

Për lexuesit që ju zbulojnë sot: si e përkufizoni misionin e “Your Education Key” në një fjali dhe çfarë problemi konkret zgjidhni për maturantët e familjet e tyre?

Në thelb, ne i ndihmojmë studentët të mos humbasin në proces. Studimet jashtë vendit janë një mundësi fantastike, por për shumë familje vjen me pasiguri, konfuzion dhe frikë për të bërë zgjedhjen e gabuar. Misioni ynë është t’i japim studentit qartësi dhe një plan të personalizuar, dhe prindërve sigurinë që fëmija i tyre po ndjek një rrugë të menduar mirë.

Kur dhe pse u themelua “Your Education Key”; cilin boshllëk e patë në tregun e këshillimit për studime jashtë vendit në Shqipëri?

U themelua në vitin 2016, por rrënjët i ka më herët. Që prej 2012-s punoja me studentë që donin të studionin jashtë dhe çdo vit shihja të njëjtin problem: shumë dëshirë për të studiuar jashtë, zero informacion të qartë dhe shumë frikë për të mos bërë gabime. Njerëzit pyesnin: “Ku të filloj?” dhe këtë pyetje e dëgjoja çdo ditë. Në atë moment kuptova se duhej një strukturë, një vend ku studentët të merrnin ndihmë të ndershme dhe profesionale, jo thjesht “informacion”.

Cili ka qenë momenti i parë kur kuptuat se modeli juaj funksionon dhe duhej shkallëzuar?

E kuptova që modeli kishte kuptim kur studentët u kthyen pas studimeve dhe sollën të afërmit e tyre; jo për dokumente, por sepse u besonin përvojën që kishin kaluar vetë. Ai lloj rikthimi nuk ndodh nëse shërbimi thjesht funksionon “formalisht”. Do të thotë se dikush ka ndjerë mbështetje të vërtetë. Aty fillova ta shoh këtë punë si një platformë më të madhe që duhej strukturuar dhe jo vetëm si ndihmë individuale.

Çfarë përfshin konkretisht paketa juaj: këshillim, përzgjedhje programi, aplikim universiteti, aplikim për vizë, sigurime dhe mbështetje pas-pranimit?

Po, është një paketë me të vërtetë “end-to-end”, nuk i lëmë studentët vetëm në asnjë hap. Shumë vijnë te ne në fazën kur thonë “E di që dua të iki, por nuk kam asnjë ide si fillohet.” Ne i ndihmojmë me: zgjedhjen e vendit, programit dhe universitetit që ka sens për ta, aplikimin dhe dokumentet, procesin e vizës dhe dokumentet zyrtare, gjetjen e akomodimit dhe përgatitjen për udhëtim dhe pastaj mbështetje gjatë javëve të para kur i ndjejnë më shumë emocionet. Mua personalisht më pëlqen faza pas-pranimit, sepse studentët janë në një fazë shumë tranzicioni emocional dhe është e rëndësishme të kenë një njeri që i njeh proceset, jo vetëm familjen që i mbështet emocionalisht.

Cilat janë akreditimet/partneritetet institucionale që garanton cilësinë e shërbimit tuaj dhe si u shërbejnë klientëve shqiptarë?

Këto janë të rëndësishme sepse tregu ka shumë informacion, por jo gjithmonë profesionistë. Ne jemi të licencuar nga British Council dhe kemi statusin Trusted Agency nga ICEF, gjë që na jep akses direkt te institucionet me të cilat punojmë. Marrim pjesë çdo vit në konferenca ndërkombëtare në Berlin, Toronto dhe Londër sepse marrim informacionet zyrtare, jo të filtruar ose të përcjellë nga burime të dyta.
Çmimi “Small Agency of the Year” në 2020 ishte një moment shumë i rëndësishëm sepse tregoi që mënyra si punojmë, me fokus tek studenti dhe familja, është e dukshme edhe jashtë Shqipërisë.

Çfarë kriteresh përdorni për të zgjedhur institucionet partnere dhe si shmangni konfliktet e interesit në rekomandime?

Partnerët tanë përzgjidhen duke parë cilësinë e programeve, mbështetjen që ofrojnë për studentët ndërkombëtarë dhe nëse programet kanë kuptim për realitetin dhe objektivat e studentit shqiptar. Për mua është shumë e rëndësishme që bashkëpunimet të mos diktojnë këshillimin. Ka raste kur një universitet partner nuk është opsioni i duhur për studentin dhe ne sugjerojmë një institucioni tjetër. Qasja jonë ka qenë gjithmonë që rekomandimi të vijë nga nevoja e studentit, jo nga marrëveshjet tona. Kjo është arsyeja pse familjet dhe studentët na besojnë dhe kthehen tek ne për fëmijët e tjerë ose për studimet në vazhdim.

Sa studentë keni mbështetur me sukses deri tani dhe cilat programe/vende janë destinacionet më të zakonshme?

Gjatë këtyre viteve kemi ndihmuar qindra studentë të ndjekin studimet e tyre në vende të ndryshme si Mbretëria e Bashkuar, Kanada, SHBA dhe Gjermani. Secili ka zgjedhur rrugë të ndryshme dhe kjo është pjesa më e bukur, sepse ne nuk punojmë me një model standard; çdo student ka profilin dhe objektivat e vet dhe ne ndërtojmë zgjedhjen rreth tyre.

Ndani 2-3 histori suksesi që ilustrojnë spektrin: kurs gjuhe, Bachelor/Master, dhe transformimi në karrierë?

Ka shumë histori që më kanë mbetur në mendje. Një prej studenteve të para shkoi të studionte Mjekësi në Gjermani dhe sot është doktoresh atje. Një histori tjetër është ajo e një studenteje që nisi me një kurs gjuhe, vijoi me studimet në infermieri dhe sot punon në SHBA; e kam parë të rritet profesionalisht hap pas hapi. Ndërsa një tjetër përfundoi Masterin në English Studies në Mbretërinë e Bashkuar dhe aktualisht mban pozicionin Director of Studies në një institucion arsimor në UK. Këto histori tregojnë se studentët shqiptarë kanë potencial të jashtëzakonshëm dhe ne thjesht jemi aty për t’i ndihmuar të hedhin hapin e duhur.

Cilat janë gabimet më të shpeshta që bëjnë aplikantët dhe si i parandaloni nëpërmjet procesit tuaj?

Shumë studentë fokusohen te titulli i programit dhe jo te përmbajtja e tij, kërkesat akademike apo mundësitë pas diplomimit. Një tjetër gabim i zakonshëm është ndjekja e sugjerimeve të miqve, pa analizuar realisht kostot e jetesës, kulturën e vendit dhe sa përputhet destinacioni me pritshmëritë e tyre. Edhe pse studentët sot janë më të informuar, është e lehtë të humbasësh në proces. Ne i ndihmojmë të bëjnë një analizë të plotë dhe realiste për të marrë vendime të qëndrueshme dhe afatgjata, jo të nxituara.

Si e siguroni transparencën për tarifat dhe komisionet; çfarë është falas dhe çfarë paguhet nga klienti?

Transparenca nis që në takimin e parë. Ne u shpjegojmë studentëve dhe prindërve të gjitha kostot e mundshme që lidhen me procesin: tarifat e shkollave, dokumentet, vizën dhe shërbimet tona. Këshillimi fillestar dhe ndihma për zgjedhjen e programeve është falas. Shërbimet që kërkojnë aplikime, dokumente, viza ose bashkëpunim me universitete jo partnere kanë tarifa të përcaktuara që i diskutojmë dhe i miratojmë paraprakisht. Nuk ka tarifa të fshehura dhe nuk premtojmë rezultate të garantuara, sepse besimi ndërtohet mbi qartësi, jo premtime.

Si i trajtoni rastet kur opsioni më i mirë për studentin nuk përkon me interesat tregtare të agjencisë?

Në këto raste zgjedhim atë që është më mirë për studentin, pa diskutim. Mund të ketë raste kur një universitet partner nuk i përshtatet objektivave të studentit dhe ne rekomandojmë një opsion tjetër, edhe nëse nuk ka bashkëpunim mes nesh. Qëllimi ynë ka qenë gjithmonë që studenti të bëjë zgjedhjen e duhur për të ardhmen e tij, jo për interesin tonë si agjenci. Kjo është arsyeja pse kemi marrëdhënie afatgjata me familjet dhe studentët kthehen te ne edhe vite më vonë.

Çfarë mbështetje ofroni pasi studenti pranohet: akomodim, orientim, komunitet studentor dhe kanale për emergjenca?

Pjesa pas pranimit është po aq e rëndësishme sa aplikimi vetë. Ne i ndihmojmë studentët të gjejnë akomodimin e duhur, u japim orientim para udhëtimit dhe i lidhim me komunitete studentore për të mos u ndjerë vetëm në fillim. Javët e para janë emocionuese, por edhe të ngarkuara me sfida praktike, ndaj jemi të disponueshëm për çdo paqartësi apo emergjencë. Shpesh studentët vendosin numrin tonë si kontakt emergjent gjatë regjistrimeve në shkollë, sepse ndihen të mbështetur dhe e dinë që nuk po e ndjekin këtë rrugë vetë.
Si matni kënaqësinë dhe performancën e studentëve gjatë vitit të parë jashtë?
Kjo bëhet përmes komunikimit të vazhdueshëm me studentët dhe familjet, përmes feedback-ut të drejtpërdrejtë dhe kontakteve me institucionet partnere. Ne i pyesim rregullisht si po përshtaten, si po ecin akademikisht dhe nëse ka sfida ku mund të ndërhyjmë. Është e rëndësishme jo vetëm t’i ndihmojmë të shkojnë jashtë, por t’u sigurojmë një fillim të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm.

Cilat janë trendet kryesore në aplikimet ndërkombëtare për studentët shqiptarë (destinacionet, degët, bursat) dhe si po përshtateni?

Ka një rritje të dukshme të interesit për Gjermaninë, Holandën, Belgjikën dhe Austrinë. Programet më të kërkuara janë në teknologji, mjekësi, inxhinieri, ekonomi dhe fusha që lidhen me mjedisin dhe inteligjencën artificiale. Gjithnjë e më shumë studentë kërkojnë programe praktike që ofrojnë punësim të shpejtë pas diplomimit dhe bursa që ulin koston. Për t’iu përgjigjur këtyre kërkesave kemi zgjeruar bashkëpunimet, kemi shtuar opsionet me mbështetje financiare dhe kemi përditësuar programet që sugjerojmë duke u fokusuar te vendet që ofrojnë jo vetëm studime, por edhe perspektivë afatgjatë.

Tre këshilla konkrete për një aplikim të fortë në 90 ditë: nga portfolioja te letra e motivimit dhe referencat.

Fillo me plan të qartë dhe me një material që reflekton realisht punën dhe objektivat e tua, jo atë që mendon se universiteti dëshiron të dëgjojë. Letra e motivimit duhet të jetë personale dhe e sinqertë, duke lidhur zgjedhjen tënde me rrugën që do ndjekësh në të ardhmen, jo një tekst i përgjithshëm. Dhe zgjidh referenca nga njerëz që të njohin mirë si individ dhe si student, sepse kjo siguron një vlerësim më të saktë dhe të mbështetur te përvoja reale me ty.

Si të vlerësojnë prindërit cilësinë e një agjencie këshillimi përpara se të nënshkruajnë?

Fillimisht është e rëndësishme të takohen personalisht me konsulentin dhe të shohin nëse komunikimi është i qartë dhe njerëzor, jo vetëm formal. Duhet të shohin nëse agjencia ka bashkëpunime reale me universitete dhe si i përdor ato bashkëpunime: për t’i shtyrë drejt një zgjedhjeje apo për t’u dhënë më shumë mundësi. Transparenca e tarifave që në fillim është thelbësore dhe një agjenci serioze nuk premton rezultate të garantuara, sepse çdo aplikim është unik. Më pas, gjithmonë ia vlen të flitet me prindër ose studentë që e kanë kaluar procesin, sepse përvoja reale thotë më shumë se çdo material marketingu.

Ku mund të rezervojnë një këshillim fillestar dhe cilat janë datat tuaja të afërta për takime në Tiranë apo online?

Your Education Key ka zyrë fizike në Tiranë dhe ofron këshillime si në zyrë, ashtu edhe online për studentët që nuk mund të jenë fizikisht aty. Këshillimi fillestar është falas dhe mund të rezervohen përmes rrjeteve tona sociale ose me kontakt direkt. Jemi të disponueshëm çdo ditë nga e hëna në të premte dhe oraret i përshtatim sipas nevojës së studentit. Një mesazh mjafton për të zgjedhur datën dhe mënyrën e takimit.

 

Vilma Fida
Vilma Fida

Leave a comment