narrativashqiptare.com

LONDËR — Një ditë historike për gratë shqiptare jashtë vendit u shënua sot në Londër, ku në zonën e Earls Court Road u inaugurua organizata “Empowered Women of Diaspora” (EWD). Kjo nismë e themeluar nga Ensuida Keputa synon të ndërtojë një rrjet mbështetjeje, mentorimi dhe bashkëpunimi, duke fuqizuar gratë shqiptare të diasporës për të arritur sukses profesional dhe pavarësi financiare.

Ensuida Keputa, një emër tashmë i njohur në komunitetin shqiptar në diasporë për energjinë, vizionin dhe angazhimin e saj të palodhur, është shtylla kryesore e këtij rrjeti të ri. Ajo u shpreh në fjalimin e hapjes se emigrimi nuk është vetëm një ndryshim vendi, por një sfidë komplekse emocionale, kulturore dhe ekonomike. “Kjo organizatë është një hap i madh për të gjitha ne, që kërkojmë jo vetëm të mbijetojmë, por të rritemi, të ndërtojmë ura bashkëpunimi dhe të ndihmojmë njëra-tjetrën të arrijmë ëndrrat tona,” tha Keputa.

Në eventin ku morën pjesë dhjetëra gra nga fusha të ndryshme profesionale dhe kulturore, Ensuida Keputa solli mesazhin e fuqizimit kolektiv dhe solidaritetit. “Kur një grua ndriçon, ajo ndriçon familjen dhe komunitetin,” theksoi ajo, duke nënvizuar rëndësinë e mbështetjes së përbashkët në rrugëtimin e emigrimit.

Ensuida Keputa themeluesja e Empowered Women of Diaspora
Ensuida Keputa themeluesja e Empowered Women of Diaspora

Related Posts

Leave a comment