narrativashqiptare.com

Ledja Lala: Kush e formëson kë: Individi shoqërinë apo shoqëria individin?

ledja lala

Në një kohë kur zgjedhjet akademike shpesh orientohen nga tregu i punës dhe jo domosdoshmërisht nga pasioni për të kuptuar shoqërinë, sociologjia mbetet një nga ato fusha që kërkon mbi të gjitha kuriozitet, reflektim dhe mendim kritik. Për disa studentë ajo është më shumë se një degë studimi; është një mënyrë për të parë botën ndryshe dhe për të kuptuar mekanizmat e padukshëm që ndikojnë jetën e përditshme.

Ledja Lala është një studente e sociologjisë që e sheh këtë disiplinë si një mjet për të analizuar fenomenet sociale, për të kuptuar marrëdhëniet mes individit dhe shoqërisë, por edhe për të sfiduar narrativat e gatshme që shpesh dominojnë diskursin publik. Krahas studimeve, ajo kultivon një pasion të veçantë për letërsinë dhe shkrimin, duke marrë pjesë edhe në konkurse letrare.

Në këtë intervistë për Narrativa Shqiptare, Ledja Lala flet për zgjedhjen e sociologjisë, për rolin e mendimit kritik në shoqërinë moderne dhe për mënyrën se si një sociolog mund të shohë përtej asaj që duket e zakonshme në jetën e përditshme.

Intervista:

Ledja, si do ta prezantonit veten përtej dimensionit akademik?

Ledja jashtë dimensionit akademik nuk është shumë e ndryshme nga ajo ç’ka unë përfaqësojë edhe brenda proflit tim të studimit. Përgithësisht unë jam një person i qetë dhe nuk flas shumë. Nëse do të përkufizoja një ndër “të metat” e mia do të ishte pikërisht kjo. Në një botë ku pëlqehet që të jesh në qendër të vëmendjes, ajo s’do të ishte bota ku unë do dëshiroja të jetoja. Më pëlqen po ashtu piktura, muzika klasike. Më pëlqen të udhëtojë, dhe këto udhëtime sigurisht nuk do të më pëlqenin dhe aq shumë pa dëgjuar këngët e mia të preferuara. Më pëlqen të shkruaj, e adhuroj. Nëse do më jepnin një stilolaps dhe një fletë të bardhë. Ndoshta aty do kisha bërë me patjetër një roman. Nuk më pëlqen dukja në kuptimin e dukjes së egoizmit, arrogancës. Në ditët e sotme reklamimi i vetes në rrjetet sociale të bënë të ndihesh i/e krahasuar më të tjerët. Po ashtu edhe unë kam pasur momente krahasimi me veten time. Por pikërisht duke qenë se jetojmë në një botë ku “Ai që flet më shumë, është më i afti” atëherë në mënyrë të pavetëdijshme ndikohesh. Por në fakt nuk duhet jetojmë në një botë ku patjetër duhet të jetë ky shembulli për të patur sukses. Se nëse do të ishte realisht ky shembulli atëherë romanticierët më të mëdhenj nuk do të shkruanin romane, me orë të tëra duke menduar se si ta bënin të shkruarin aq magjik, saqë dhe fjalët nuk do të kishin të njëjtën magji. Prandaj mesazhi im do të ishte se: “Për të qenë perfekt, duhet të kuptosh se perfeksioni nuk do të kishte vlerë pa përsosmërinë e tij, pa të kundërtën e vet”. Prandaj çdo njëri prej nesh ka të kundërta që rrallë herë i tregon.

Ti ke marrë pjesë në konkurse letrare. Çfarë roli ka letërsia në jetën tënde?

Në fakt ajo çfarë më ka shoqëruar përgjatë fëmijërisë sime ka qenë piktura. Ndonjëherë kur vija nga shkolla nga një ditë paksa e lodhshme shpesh pikturoja portrete. Gjatë viteve në vazhdim dhe angazhimeve universitare u shkëputa nga piktura. Poezia nuk ka qenë diçka që unë e dija që e zotëroja, pra të shkruarin e poezive. Por rastësisht kuptova se kishte diçka brenda meje që më shtynte të shkruaja poezi. Poezia më bënë të ndihëm mirë, e kuptuar, larg përditshmërisë së rëndomtë. Dhe nëse ka diçka që nuk mund ta shpreh dot me fjalë. Atë e bëjë nëpërmjet poezisë. Kam marë pjesë në disa konkurse letrare, me dëshirën që edhe të tjerët të njihen me poezitë e mia dhe unë më të tyret gjithashtu. Mendojë se çdo njeri ka shpirtin e një poeti. Por vetëm një shpirt i qetë dhe i pastër mund të krijojë kryevepra.

Kur erdhi momenti për të zgjedhur degën, ishte një zgjedhje racionale apo një thirrje e brendshme që nuk mund ta injoroje?

Momentin e hedhjes së degës e mbaj mend si sot. Është një periudhë aq sa e bukur por aq dhe e vështirë. E vështirë në kuptimin se tanimë mbaron një cikël të jetës për të filluar një cikël tjetër, të panjohur, sfidues, larg familjes dhe shoqërisë. Në vitin e tretë gjimnazë, lënda ime e preferuar ishte psikologjia. Kam hedhur pothuajse të gjitha lëndët shoqërore ku një ndër to ishte dhe ajo çfarë unë studioj sot me shumë pasion, Sociologjia. Atëherë nuk e dija shumë mirë se çfrë studionte realisht sociologjia. Por shumë rastësisht kam ardhur tek kjo degë. Ndoshta Zoti donte që unë të bëhesha sociologe.

Çfarë pe tek sociologjia që nuk e gjete tek juridiku, psikologjia apo shkencat politike?

Në fakt sociologjia është një degë gjithëpërfshirëse. Sociologji ka shumë lidhje me Juridikun, Psikologjinë apo Shkencat politike. Sepse në sociologji në bëjmë lëndë të tilla si: Sociologjia e së drejtës, Drejtësi tranzitore, Sociologji politike, Psikologji sociale etj. Pra duke qenë se ka një dimension të gjerë të hap më shumë mundësi në të ardhmen sepse nuk është e kufizuar vetëm në një fushë. Kjo ishte ajo çfarë mua më shtyu më shumë drejtë kësaj zgjedhje. Sociologjia ashtu sikurse dhe filozofia janë një shkencë mendimi. Prandaj si e tillë ajo ndërthurë teorinë me praktikën, me përvojat empirike. Të studiosh shoqërinë nuk është e lehtë, përkundrazi dhe aq më tepër ta ndryshosh atë. Por nëpërmjet dijeve sociologjike dhe formimit më pas si sociologe, ke më tepër avantazh si në njohjen e metodave kërkimore, simbolikave apo strukturave sociale, familjare etj. Prandaj pse jo strukturat sociale duhen të kenë patjetër dhe një sociolog mes tyre.

A mendon se sociologjia zgjidhet nga ata që duan të ndryshojnë botën, apo nga ata që duan ta kuptojnë para se ta gjykojnë?

Sociologjia tenton të hedhë dritë aty ku mbizotëron “errësira”. Pra të studiojë fenomene apo dukuri shoqërore që janë pak ose aspak të studiuara nga shkencat e tjera. Një sociolog fillimisht përpiqet ta kuptojë situatën, të mbledh të dhëna, fakte, argumenta të mirëbazuara. Në bazë të kësaj pune ai përpiqet të dal në një konkluzion objektiv. Në fakt sociologjia nuk përpiqet të gjykojë e as të paragjykojë, përkundrazi sociologjia si shkencë përpiqet të minimizojë sa më shumë gjykimet dhe konfliktet. Nuk është puna e sociologut të gjykojë të tjerët. Puna e tij është të nxjerr në pah problemet me të cilat haset shoqëria dhe më pas të jap zgjihje efektive në zhehjen e tyre. Prandaj unë mendojë se sociologjia duhet të zgjidhet nga ata që duan ndryshimin, që janë po ashtu rezistent ndaj ndryshimeve. Pse jo sociologjia duhet të zgjidhet nga ata që duan të ndryshojnë botën. Por edhe të zgjidhet nga ata që përpiqen dhe duan ta kuptojnë shoqërinë apo grupe të caktuara sociale, por duke qëndruar objektiv, racional dhe të mos bjen pre e gjykimeve të gabuara.

Ndryshe nga psikologjia që analizon individin, çfarë zbulon sociologjia kur vështron strukturat, normat dhe pushtetin?

Shpesh pyesin: “Ku dallon Sociologjia nga Psikologjia?” Sociologjia merret me studimin e shoqërisë (stratifikimin social, pabarazitë, instiucionet sociale etj.). Ndërsa Psikologjia ka në fokus individin (të menduarit, proçeset kognitive, të pandërgjegjshmen etj.). Pra të vështrosh mbi këto dy fusha është sikur të vështrosh dy drejtime të ndryshme, por që përputhen herë pas here. Sociologjia kur studion strukturat sociale zbulon se si është e organizuar shoqëria, në mënyrën se si nikojnë rregullat dhe normat sociale në mbarëvajtjen e shoqërisë. Por sociologjia kur studion normat sociale zbulon se si ndikojnë pikërisht këto norma në atribuimin e pushtetit. Përshembull, në shoqërinë tradicionale shqiptare vetë normat dhe rregullat sociale i’a atriubonin pushtetin burrit, i cili ishte kryetari i familjes. Ndërsa kur analizojmë “pushtetin” në familjet moderne shqiptare, kjo gjë ka ndryshuar sepse vetë rrjedha e kohës dhe në saj të globalizmit ndryshon këto norma shoqërore. Kur analizojmë pushtetin, vërejmë se pushteti është i lidhur me pabarazitë sociale, me shtresëzimin social. Por për të studiuar akoma dhe më shumë fuqin e pushtetit. Sociologu priret të zbulojë dhe identifikojë rolet shoqërore të pushtetarit, si arrin ai të manipulojë turma njerëzish, si arrin ta fitojë pushtetin dhe ta ruaj atë edhe kur turmat janë të pakënaqura. Në këtë kontekst sociologjia kur studion këto fenomene zbulon se që në gjenezë këto fenomene kanë qenë të pranishme, por që kanë ndryshuar dhe janë transformuar me kalimin e kohës.

Çfarë sheh një sociolog në një situatë të zakonshme që të tjerët nuk e vërejnë?

Sociologu është si një arkeolog. Sociologu përpiqet të “gërmojë” dhe të gjejë rrënjët më të hershme të një problemi. Prandaj edhe në situatat tejet të zakonshmet për syrin e dikujt, një fenomen apo një dukuri e tillë do kishte shumë rëndësi për një sociolog. Përshembull, në një bisedë në një grup shoqëror, sociologu vëren gjuhën e trupit, tonin e zërit, shprehjet e fytyrës, kush e merr fjalën i pari, kush konformizohet më shpejt me rregullat e grupit dhe pse, kujt i jepet vëmendje si formë pushteti etj. Nëpërmjet këtyre vëzhgimeve sociologu kthehet në rolin e studiuesit. Pra njerëzit përpiqen të japin shpjegime për atë që besojnë se kanë parë, pa e ditur se në atë shikim mund të ketë lente të padukshme që nuk lejojnë ta shikojnë realitetin ashtu siç është në të vërtetë. Sociologu përpiqet t’i zhbëjë këto lente.

A është sociologjia më pak “praktike” apo më e rrezikshme, sepse sfidon sistemet?

Sociologjia nuk është më pak praktike. Pa praktikën jo vetëm sociologjia por të gjitha degët shoqërore nuk do mundeshin të vepronin në terren. Edhe pse në pamje të parë si shkencë mendimi ajo nuk duket shumë praktike. Në fakt është ura që lidh shoqëritë më njëra – tjetrën. Sociologjia sfidon sistemin jo në mënyrë të dhunshme, por me fakte të mirëstudiuara. Pra “rreziku” është intelektual, duke dal kundër patriarkalizmit të skajshëm, barazisë klasore dhe gjinore. Pra sociologjia në këtë rast nuk duhet të shihet apsolutisht si “rrezik”. Por si një element thelbësor që përpiqet të kontriubojë në mirërregullimin e shoqërisë.

A e ndryshon kjo degë mënyrën si ndërton marrëdhënie personale?

Përsa i përket marrëdhënieve personale apo ndërpersonale nuk mund të jap një përgjigje konkrete sepse ka të bëjë shumë përvoja e individit gjatë jetës së tij. Por një sociolog është i aftë të kuptojë rolet shoqërore. Çdo herë ngrem pyetjen “Pse”. Sociologjia ndihmon në uljen dhe sheshimin e një konflikti ndërmjet partnerëve apo në një grup shoqëror. Sepse sociologu është i vetëdijshëm për shkakun, kjo dhe nga përvojat me njerëzit dhe kështu sjelljet e tij janë më të kontrolluara. Pra në një farë mënyre të bënë më të qartë për marrëdhëniet personale dhe me tej se çfarë marrëdhëniesh krijon më pas me shoqërinë.

Nëse një 18-vjeçare është e pavendosur, çfarë tipari karakteri duhet të ketë që sociologjia t’i përshtatet?

Që të studiosh sociologjinë duhet të kesh së pari kuriozitet të thellë për shoqërinë. Të kesh empati, të mos paragjykosh pa kuptuar situatën. Nëse një 18-vjeçare gjithmonë ka qenë e prirur drejt lëndëve shoqërore dhe shpesh e prirur për të zgjidhur problemet sociale, për të kuptuar deviancat në tërësi. Athëherë ajo ka një prirje për të zgjedhur sociologjinë dhe për t’u bërë sociologe e së ardhmes. Por jo domosdoshmërisht për të qenë një sociolog i mirë duhet te keshë prirje drejt lëndëve shoqërore. Po ashtu ka sociolog dhe studiues mjaft të mirë që kan pasur më shumë prirje drejt lëndëve egzakte se sa drejt lëndëve shoqërore.

A të mëson sociologjia të mos manipulohesh lehtë nga narrativat publike?

Po, sociologjia të mëson që të mos manipulohesh lehtë nga lajmet e rreme dhe të mos ndikohesh prej tyre. Ajo na bënë të kuptojmë se ajo ç’ka ne dëgjojmë dhe shikojmë formëson narrativën tonë publike. Shpesh herë të gjithëve na ka ndodhur që të përballemi me lajme të pavërteta, me steriotipa duke ndikuar kështu në opinion tonë të mëvonshëm. Sociologjia na ndihmon t’i shikojmë më një sy kritik për të parë se çfarë mund të fshihet mbrapa një veprimi publik, mbrapa një posti, një pozite apo një fenonomeni të caktuar social.

Lind devijanca nga individi apo nga struktura që e prodhon atë?

Devianca është një temë mjaft e studiuar në sociologji. Disa studiues mbështesin teorinë se deviianca lind së bashku me njeriun. Këta studiues mbështeten kryesisht tek faktorët biologjik. Ndërsa disa të tjerë mbështeten në idenë se devijanca prodhohet nga faktorët shoqëror. Përshembull sipas teorisë së konfliktit, devijanca shpesh mund të lind kur ka pabarazi të thella sociale. Kryesisht sociologët modern shprehen se devijanca apo shkelja e rregullave të vendosura nga shoqëria, shfaqet nga ndërveprmi midis individit dhe strukturave sociale. Por nuk duhet harruar se ajo çfarë quajmë devijanc është relative sepse koncepti i saj ndryshon nga një shoqëri në tjetrën.

A e kontrollon më shumë shoqëria individin, apo individët ndërtojnë shoqërinë?

Shoqëria pa individin vazhdon të jetojë, por individi përgjatë jetës së tij është i ndërvarur nga shoqëria. Shoqëria e kontrollon individin. Sepse individi është i pafuqishëm përballë shoqërisë. Njerëzit jetojnë në bazë të rregullave, normave dhe zakoneve që ka vendosur shoqëria. Pra një individ në të shumtën e rasteve lind dhe vdes brenda këtyre normave, brenda kësaj shoqërie. Por nga ana tjetër edhe shoqëria nuk mund të ekzistojë pa individët sepse individët së bashku formojnë shoqërinë. Pra individi dhe shoqëria kanë një marrëdhënië të ndërsjelltë me njëra – tjetrën. Nuk mund të kemi individë pa shoqëri dhe po ashtu nuk mund të kemi shoqëri pa individë.

A është “normaliteti” një marrëveshje kolektive apo një imponim kulturor?

“Normaliteti” si koncept qëndron ndërmjet marrëveshjes kolektive dhe imponimit kulturorë. Nuk mund të caktojmë në mënyrë apsolute se normaliteti në shoqëri ndikohet më shumë nga njëra apo tjetra. Por shpesh herë normaliteti lind nga marrëveshjet institucionale dhe ligjore. Në bazë të disa rregullave ndalohen disa sjellje devijante të cilat mund të dëmtojnë “normalitetin” ose mirëqenien e shoqërisë. Përshembull në rastin e një vjedhjeje, ka forma të ndryshme kur një person tenton të plçkisë një shtëpi. Atëherë këtu kemi rënë dakort si shoqëri që personi në fjalë duhet të ndiqet penalisht dhe të dënohet për thyerje rregullash. Koncepti i normalitetit ndryshon në kultura të ndryshme. Çfarë është normale për një kulturë nuk është për tjetrën.

A është identiteti ynë produkt i zgjedhjes apo i rrethanave?

John Stuart Mill argumentonte se ne duhet të kemi lirinë të zgjedhim vetë identitetin tonë. Por ai pranonte se rrethanat e jashtme sociale ndikojnë në zgjedhjet tona. Ai theksonte se indivdët kur janë nën presion nuk mund të zgjedhin realisht se çfarë dëshirash kanë. Pra identiteti do të kufizohej dhe ndryshohej në bazë të normave të krijuara nga shoqëria, gjë që nuk do të krijonte nje identitet vetjak por një identitet ose përkatësi kolektive. Pra përgjigja do të ishte se në një përqindje të madhe identiteti ynë është një produkt i rrethanave dhe marrëdhënieve sociale.

Çfarë e dallon “Pyet Sociologun” nga faqet motivuese apo psikologjike  në rrjete sociale? Pse duhet ta ndjekin?

Faqja “Pyet Sociologun” është një faqe që e kam krijuar më shumë dëshirë për të ndarë ato çfarë unë kam mësuar duke studiuar sociologjinë në këto katër vite studimi. Ajo ç’ka e dallon këtë faqe është pikërisht qasja me të cilën e kam hapur, për të shpërndarë njohuri dhe dije sociologjike. Dhe së dyti, kjo faqe dallon nga përmbajtja. Shpesh herë mundohem të nxjerr në pah sociologë klasikë si Emile Durkheim, Aguste Comte, Max Weber etj. Sepse kontributi i tyre është shumë i rëndësishëm, jo vetëm për studentët e sociologjisë por edhe për studentet e fushave të tjera. “Pyet sociologun” ka kuptimin se ashtu sikurse se pyesim një psikolog për një traum të shkaktuar nga fëmijëria. Po ashtu mund të pyesim dhe një sociolog se si shoqëria ka ndikuar në përforcimin apo zbehjen e kësaj trauma, duke u bazuar në faktorët shoqëror. Për këto arsye pse jo faqja mund të shërbejë si një urë lidhëse mes botës virtuale dhe shoqërisë.

Në një botë ku informacioni qarkullon me shpejtësi dhe narrativat publike shpesh ndërtohen mbi perceptime të shpejta, sociologjia mbetet një ftesë për të ndaluar dhe për të reflektuar më thellë mbi shoqërinë. Siç e thekson edhe Ledja Lala, të kuptosh fenomenet sociale kërkon më shumë sesa opinione të shpejta; kërkon vëzhgim, analizë dhe një qasje kritike ndaj realitetit.

Për studentët dhe të rinjtë që kërkojnë të kuptojnë më mirë strukturat sociale, marrëdhëniet e pushtetit dhe dinamikat që formësojnë jetën kolektive, sociologjia mbetet një fushë që jo vetëm analizon shoqërinë, por edhe ndihmon në ndërgjegjësimin për mënyrën se si ajo mund të ndryshojë.

 

Ledja Lala

Leave a comment