Sahra24 Umra dhuron një umra për pjesëmarrësit e Albanian Career & Business Summit UK 2026
Kompania e specializuar në organizimin e pelegrinazheve fetare dhuron një udhëtim të plotë për një person, duke u bërë pjesë e një nisme që bashkon biznesin, komunitetin dhe mundësitë e reja për…
3 min lexim

Kompania e specializuar në organizimin e pelegrinazheve fetare dhuron një udhëtim të plotë për një person, duke u bërë pjesë e një nisme që bashkon biznesin, komunitetin dhe mundësitë e reja për shqiptarët.
Biletat e avionit vajtje-ardhje, viza, akomodimi dhe transfertat lokale përfshihen në paketën e plotë të udhëtimit për Umre, të dhuruar nga Sahra24 Umra në kuadër të Albanian Career & Business Summit UK 2026, që do të mbahet më 21 nëntor në Londër, nën organizimin e Narrativa Shqiptare Ltd.
Përmes këtij kontributi, Sahra24 Umra bëhet partnere e samitit, duke ofruar një mundësi të veçantë për një person të përzgjedhur që të udhëtojë drejt Arabisë Saudite dhe të kryejë Umren, duke vizituar vendet e shenjta të Mekës dhe Medinës.

Kjo nismë përfaqëson një kontribut konkret nga një kompani që ushtron aktivitet në fushën e udhëtimeve të pelegrinazhit, duke e zgjeruar bashkëpunimin e saj edhe në mbështetjen e një aktiviteti që synon të krijojë mundësi për komunitetin shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar dhe më gjerë.
Një paketë e plotë udhëtimi për Umre
Paketa e dhuruar nga Sahra24 Umra përfshin shërbimet kryesore të udhëtimit, duke i mundësuar përfituesit të përjetojë Umren dhe të vizitojë vendet e shenjta të Mekës dhe Medinës.
Ajo përfshin:
Biletat e avionit vajtje-ardhje, nga Shqipëria drejt Arabisë Saudite, përfshirë taksat dhe tarifat e detyrueshme.
Vizën dhe procedurat përkatëse, sipas kushteve të përcaktuara në marrëveshje.
Akomodimin gjatë periudhës së dakordësuar të udhëtimit.
Transfertat lokale, përfshirë transportin nga aeroporti drejt akomodimit dhe anasjelltas.
Sipas kushteve të përcaktuara, përfituesi duhet të jetë nga mosha 18 deri në 70 vjeç, të ketë pasaportë me vlefshmëri të paktën gjashtë muaj dhe të jetë në gjendje të mirë shëndetësore për të përballuar udhëtimin.



Sahra24 Umra, përkushtim në organizimin e pelegrinazheve
E themeluar në vitin 2020, Sahra24 Umra operon në fushën e organizimit të udhëtimeve të Umres për besimtarët nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, si dhe për mbajtësit e pasaportave evropiane.
Aktiviteti i kompanisë përfshin organizimin e udhëtimit, asistencën me dokumentacionin dhe vizat, rezervimin e biletave të avionit dhe akomodimit, transportin në Mekë dhe Medinë, si dhe asistencën gjatë pelegrinazhit.
Me oferta të ndryshme që përfshijnë paketa ekonomike, premium, familjare dhe VIP, si dhe organizime të posaçme gjatë muajit të Ramazanit, kompania synon t’u ofrojë besimtarëve alternativa të përshtatura sipas nevojave dhe mundësive të tyre.
Në drejtimin e aktivitetit janë Nazmi Kurti, themelues i Sahra Tours dhe drejtues i Sahra24 Umra, si dhe Isa Krasniqi, menaxher i kompanisë.

Nazmi Kurti themelues i Sahra24 Umra në të djathtë

Isa Krasniqi menaxher i kompanisë
Për më shumë informacion mbi shërbimet e kompanisë, vizitoni faqen zyrtare: https://sahra24umre.site.al/
Një partneritet që e kthen mbështetjen në mundësi konkrete
Pjesëmarrja e Sahra24 Umra si partnere e Albanian Career & Business Summit UK 2026 sjell një dimension të veçantë në bashkëpunimin mes sipërmarrjeve dhe komunitetit shqiptar.
Përveç mbështetjes financiare dhe institucionale që bizneset mund t’u japin nismave të komunitetit, ky partneritet dëshmon edhe rëndësinë e kontributeve konkrete, të cilat krijojnë mundësi të veçanta për pjesëmarrësit.
Albanian Career & Business Summit UK 2026: mundësi për shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar
I organizuar nga Narrativa Shqiptare Ltd, samiti synon të krijojë një hapësirë konkrete takimi mes shqiptarëve, bizneseve, profesionistëve, institucioneve arsimore dhe organizatave që mund të kontribuojnë në zhvillimin profesional dhe ekonomik të komunitetit shqiptar.
Përmes këtij aktiviteti, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të njihen me oferta pune, kurse, trajnime, bursa, të aplikojnë për to dhe mundësi mentorimi, zhvillimi profesional, si dhe me shërbime dhe iniciativa që mbështesin sipërmarrjen.
Mbështetja e partnerëve si Sahra24 Umra kontribuon në zgjerimin e këtij rrjeti bashkëpunimi dhe në krijimin e mundësive që e lidhin komunitetin shqiptar me biznese dhe iniciativa të ndryshme.
Albanian Career & Business Summit UK 2026 do të mbahet më 21 nëntor 2026 në Waterlow Hall, South Hampstead High School, Londër, nën organizimin e Narrativa Shqiptare Ltd.
Biletat dhe informacioni për pjesëmarrje:
https://narrativashqiptare.com/samiti-2026
Shkruar nga
Newsletter
Qëndroni të informuar
Merr lajmet kryesore të Narrativa Shqiptare direkt në inbox.
Pa spam. Mund të çabonoheni në çdo moment.
Lexo më tej
Të gjitha në Evente Profesionale →Narrativa Shqiptare dhe Albanian Cultural Association bashkohen për komunitetin
Një bashkëpunim që e çon mbështetjen e komunitetit një hap më tej. Njoftojmë vendosjen e një marrëveshjeje bashkëpunimi dhe referimi komunitar mes Narrativa Shqiptare dhe Albanian Cultural Association…
nga Merjeme Tota
Diaspora zbret në Tiranë, i bashkohet revoltës studentore
Dhjetëra shqiptarë të diasporës i janë bashkuar revoltës masive studentore në Tiranë në ditën e saj të pestë duke iu përgjigjur thirrjeve për mbështetjen e të rinjve që kanë dalë në rrugë.
Rexhep Lale, një histori që nuk u varros bashkë me të!
Komunizmi në Shqipëri nuk ndryshoi vetëm mënyrën se si jetonin njerëzit. Ai ndryshoi edhe mënyrën se si ata gjykoheshin.



