Si Zamira rindërtoi jetën dhe mirëqenien duke vendosur veten të parën
Kur nisi pandemia, shumë prej nesh përjetuan ndryshime të mëdha në jetën e përditshme. Por për Zamira Braushi-n, ai moment u kthye në një transformim të thellë jetësor.
3 min leximPërditësuar më 20 gusht 2026

Nga Merjeme Tota për Narrativa Shqiptare
Kur nisi pandemia, shumë prej nesh përjetuan ndryshime të mëdha në jetën e përditshme. Por për Zamira Braushi-n, ai moment u kthye në një transformim të thellë jetësor. Farmaciste dhe fizikante në formim, aktualisht në përfundim të një masteri në Shkencat e Ushqimit, ajo është sot një prej zërave më të fortë të kujdesit holistik në komunitetin shqiptar – brenda dhe jashtë kufijve.
Pika e kthesës
Në janar të vitit 2020, pasi kaloi Covidin në mënyrë të rëndë, Zamira ndodhej përballë një gjendjeje kritike: 125 kilogramë, obezitet i shkallës së tretë, shëndet i përkeqësuar dhe një ndjenjë e thellë rraskapitjeje. “Iu luta Zotit të më jepte jetë përsëri,” kujton ajo. Në atë moment, bëri një premtim – dhe ai u bë pika nga ku nisi gjithçka.

Zamira Braushi farmaciste dhe fizikante
Trupi dhe mendja: partnerë të pandashëm të shërimit
Zamira beson fort se pa një shëndet mendor të ekuilibruar, nuk mund të ketë shërim fizik.
“Qartësia nuk vjen domosdoshmërisht nga diplomat, por nga përjetimet. Një trup i sëmurë nuk mund të shërohet, nëse mendja është e rrënuar.”
Ky ndërthurim e ka udhëhequr jo vetëm në jetën personale, por edhe në përmbajtjen që ajo ndan sot me mijëra ndjekës të saj.
Një kulturë që ende po mëson
Kur pyetet për mënyrën si kultura shqiptare i qaset shëndetit mendor, përgjigjja e saj është e drejtëpërdrejtë:
“Nuk kemi kulturë për shëndetin mendor. Vetëm së fundmi ka nisur një vetëdijësim, por është ende shumë i vogël.”
Zamira e sheh si thelbësore futjen e kësaj teme në shkolla, institucione, ambiente pune dhe mbi të gjitha – në familje.
Një thirrje për gratë shqiptare kudo që ndodhen
Sipas saj, gratë shqiptare bartin vlera të jashtëzakonshme, por shpesh harrojnë veten:
“Para çdo pune tjetër, gruaja duhet të mësojë të kujdeset për veten. Kjo nuk është egoizëm – është domosdoshmëri. Vetëm kur është mirë me veten, ajo mund të japë dashuri me të vërtetë.”
Në një kohë kur shumë gra në diasporë përballen me ndjenja faji, presion familjar apo vetmi, ky është një mesazh që bie në vendin e duhur.
Dituria, disiplina dhe ritet personale
Për Zamirën, dituria është dritë. Ajo vijon studimet pa ndërprerje, duke pastruar informacionin nga zhurmat e rrjeteve sociale. Disiplina ndaj kohës është çelës. Por mbi të gjitha, janë namazi dhe përmendja e Zotit që i japin qëndrueshmëri.
Çfarë i sugjeron dikujt që ndodhet në pikën zero?
Ajo këshillon tri gjëra për këdo që nuk ndjehet mirë emocionalisht apo fizikisht:
Pranimi – Të pranosh veten dhe gjendjen në të cilën je.
Inspirimi – Të ndjekësh ata që të frymëzojnë, derisa të gjesh fuqinë e brendshme.
Mbështetja – Të kërkosh ndihmë nga profesionistët dhe ata që ndajnë të njëjtën ndjeshmëri.
Shpresa si fuqi shtytëse
E mbështetur te besimi dhe shkenca, Zamira mbetet e shpresëplotë:
“Shpresoj që çdo familje shqiptare të ketë një anëtar të ndërgjegjësuar. Ndryshimi ka nisur – dhe do të vijojë, edhe pse me ritme të ngadalta.”
Mesazhi i fundit
“Të marrin kohë për veten,” këshillon ajo.
“Të ulin pak nga pak përkujdesjen ndaj të tjerëve dhe ta investojnë te vetja. Të mësojnë të vendosin kufij ndaj atyre që i lodhin. Sepse kur gruaja shërohet vetë, ajo ndriçon gjithçka rreth saj.”
Zamira Braushi nuk është vetëm një histori suksesi personale – ajo është dëshmi e fuqisë së brendshme që njeriu gjen kur zgjedh të ndalet, të dëgjojë veten dhe të ndërtojë jetën sërish nga e para.
Çdo histori ka fuqinë të ndryshojë botën, dhe ne duam të dëgjojmë tuajën. Mos hezito të ndajsh eksperiencat, sfidat dhe triumfet e tua me ne. Bashkë, ndërtojmë një komunitet ku zëri yt ka vlerë dhe ndikim. Je gati të bëhesh pjesë e ndryshimit? Na kontakto sot!
KONTAKT - narrativashqiptare.com
Shkruar nga
Newsletter
Qëndroni të informuar
Merr lajmet kryesore të Narrativa Shqiptare direkt në inbox.
Pa spam. Mund të çabonoheni në çdo moment.
Lexo më tej
Të gjitha në Zëri i Muslimanëve →Ekskluzive | Mes bombave dhe urisë, palestinezi Mohammed u bën thirrje shqiptarëve për ndihmë
Ai nuk është një numër. As një statistikë. Quhet Mohammed Noman. Është 25 vjeç. Por mbi të gjitha, është i mbijetuar. Një i mbijetuar nga një katastrofë që nuk ndalet.
nga Merjeme Tota
MB Landscaping Solutions: How Bojan Kastelic Is Turning Outdoor Spaces into Works of Art Across London
A nine-year journey built on craftsmanship, trust and a passion for creating exceptional gardens In a city like London, where every property has its own history, style and character, outdoor spaces…
nga Merjeme Tota
Profesionalizëm dhe eksperiencë mediatike në skenën e Albanian Career & Business Summit UK 2026, Isida Muço moderon eventin
Me kënaqësi të veçantë prezantojmë gazetaren Isida Muço si moderatoren zyrtare të Albanian Career & Business Summit UK 2026.
nga Merjeme Tota



