Programi Young Experts 2026/27 – Zvicër Organizuar nga WIPO – Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale
Nga Shqipëria në diasporë, nga Tirana në Londër, Toronto dhe kudo në botë – të rinjtë shqiptarë kanë më shumë mundësi se kurrë për të dalë përtej kufijve.
2 min leximPërditësuar më 20 gusht 2026

Nga Shqipëria në diasporë, nga Tirana në Londër, Toronto dhe kudo në botë – të rinjtë shqiptarë kanë më shumë mundësi se kurrë për të dalë përtej kufijve.
Por mungesa e informacionit shpesh ua mbyll derën, përpara se të kenë mundësi ta hapin vetë.
Për këtë arsye, një seksion i veçantë në platformën tonë do të jetë i dedikuar vetëm për ju:
të rinjtë që kërkojnë të rriten, të eksplorojnë, të mësojnë dhe të përfaqësojnë me dinjitet Shqipërinë dhe diasporën shqiptare në skenën ndërkombëtare.
🔎 Çfarë do të gjeni?
Në këtë hapësirë do të publikohen në mënyrë të vazhdueshme:
Programe të paguara dhe jo të paguara
• Trajnime ndërkombëtare
• Mundësi udhëtimi për shkëmbime kulturore
• Bursa, seminare, praktika profesionale, dhe vullnetarizëm
• Programe afatshkurtra që nuk kërkojnë diploma apo përvojë të mëparshme.
Të gjitha këto do të jenë të përditësuara, të verifikuara dhe të aksesueshme me një klikim – pa agjenci, pa ndërmjetës, pa pagesa.
🌍 Një arkivë e mundësive reale, jo premtime boshe
Çdo mundësi që publikohet shoqërohet me:
• Link zyrtar të aplikimit
• Afatin e fundit për aplikim
• Përfitimet që ofron programi (bursë, strehim, pagesë mujore etj.)
• Moshat dhe profilet që kërkohen
• Vlerësimin nëse është e paguar, e mbuluar pjesërisht, apo vullnetare
Ky është një shërbim që nuk premton mrekulli, por sjell transparencë dhe orientim konkret për ata që janë gati të bëjnë hapin.
🧭 Pse po e bëjmë këtë?
Sepse mundësitë ekzistojnë — por shpesh janë të fshehura pas barrierave gjuhësore, burokratike apo thjesht të panjohura për publikun shqiptar.
Ne nuk jemi organizatë, as platformë aplikimesh.
Ne jemi urë.
Një dritare që u ofron shqiptarëve qasje të lirë në botën që u përket.
📣 Shembuj konkretë?
🎓 Programi Young Experts 2026/27 – Zvicër
Organizuar nga WIPO – Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale
✅ Pagesë mujore 5,370 euro
✈️ Biletë avioni + sigurim + mbështetje për vizë
📍 Gjenevë
👉 Link për aplikim: https://opportunitiesradar.com/wipo-young-experts-program-2026
Etiketat
Shkruar nga
Newsletter
Qëndroni të informuar
Merr lajmet kryesore të Narrativa Shqiptare direkt në inbox.
Pa spam. Mund të çabonoheni në çdo moment.
Lexo më tej
Të gjitha në Aplikime →Nga Shqipëria në Toronto: Bursa që po hap dyert për gazetarët shqiptarë
Bursa e Gazetarisë e CERC Migration dhe Bridging Divides fton gazetarët me përvojë të aplikojnë për një qëndrim prestigjioz njëmujor në Universitetin Metropolitan të Torontos (TMU).
nga Merjeme Tota
Program ndërkombëtar për gazetarë: një mundësi e rrallë në Universitetin e Chicagos
Në një botë gjithnjë e më komplekse dhe të ndërlidhur, kuptimi i forcave që formësojnë politikën dhe ekonominë është thelbësor për gazetarinë e përgjegjshme.
nga Merjeme Tota
MB Landscaping Solutions: How Bojan Kastelic Is Turning Outdoor Spaces into Works of Art Across London
A nine-year journey built on craftsmanship, trust and a passion for creating exceptional gardens In a city like London, where every property has its own history, style and character, outdoor spaces…
nga Merjeme Tota



