Narrativa Shqiptare

Profesionalizëm dhe eksperiencë mediatike në skenën e Albanian Career & Business Summit UK 2026, Isida Muço moderon eventin

Me kënaqësi të veçantë prezantojmë gazetaren Isida Muço si moderatoren zyrtare të Albanian Career & Business Summit UK 2026.

Merjeme Tota

2 min lexim

Profesionalizëm dhe eksperiencë mediatike në skenën e Albanian Career & Business Summit UK 2026, Isida Muço moderon eventin

Me kënaqësi të veçantë prezantojmë gazetaren Isida Muço si moderatoren zyrtare të Albanian Career & Business Summit UK 2026. Me një eksperiencë mbi 15-vjeçare në median shqiptare, Isida Muço është një nga gazetaret dhe moderatoret më të njohura në drejtimin e edicioneve informative dhe emisioneve live.

Karrierën e saj e nisi në vitin 2008 pranë Ora News, ku punoi si gazetare e lajmeve ndërkombëtare, autore dhe moderatore e emisioneve të mëngjesit, si edhe moderatore e edicioneve informative. Gjatë kësaj periudhe realizoi reportazhe për ngjarje të rëndësishme kombëtare dhe ndërkombëtare, ndër të cilat spikasin raportimet mbi përmbytjet masive në Shkodër në vitin 2010.

Në vitet 2011–2015 ishte pjesë e UTV News, ku drejtoi emisionin e mëngjesit, prezantoi edicione informative live dhe moderoi transmetime speciale gjatë proceseve zgjedhore dhe zhvillimeve më të rëndësishme në vend. Më pas, nga 2015 deri në 2021, kontribuoi në Club FM si gazetare dhe folëse e edicioneve informative, ndërsa në periudhën 2021–2023 iu bashkua ABC News, ku raportoi dhe moderoi për orë të gjata transmetime të drejtpërdrejta mbi ngjarjet më të rëndësishme politike, sociale dhe kulturore.

Përvoja e saj në gazetarinë televizive, aftësia për të menaxhuar transmetime live, për të intervistuar personalitete të jetës publike dhe për të krijuar një komunikim të drejtpërdrejtë e të besueshëm me publikun e bëjnë Isida Muçon zgjedhjen ideale për të moderuar Albanian Career & Business Summit UK 2026. Prania e saj i shton këtij eventi profesionalizëm, seriozitet dhe kredibilitet, duke garantuar një skenë ku dialogu, idetë dhe historitë e suksesit do të marrin vlerësimin që meritojnë.

Isida, është një privilegj i veçantë të të kemi pjesë të këtij rrugëtimi. Të falënderojmë për besimin dhe gatishmërinë për t’iu bashkuar këtij misioni. Të urojmë mirëseardhjen në Albanian Career & Business Summit UK 2026 dhe besojmë se prania jote do t’i japë këtij eventi një vlerë të shtuar dhe një standard të lartë profesional.


Shkruar nga

Merjeme Tota

Ndaje këtë histori

Newsletter

Qëndroni të informuar

Merr lajmet kryesore të Narrativa Shqiptare direkt në inbox.

Pa spam. Mund të çabonoheni në çdo moment.

Lexo më tej