narrativashqiptare.com

‘Aty ku shpresat nisen me valixhe’: Historia e Geraldit dhe e Gëzimit që pasqyron një komb të tërë

avjon emigrim

Nga: Desiana Hysa

Kohët e fundit kam dëgjuar shpesh diskutime dhe biseda lidhur fenomenin që na prek të gjithëve kudo në Shqipëri, prandaj ky artikull nuk është vecse realitet ynë i hidhur sot.

A mendoni se sistemi Shqiptar ka krijuar si program kombëtar: ”Ik dhe shijo Evropën”? Si ta besojmë këtë kur ata nuk largohen për shkëmbim kulturash, por ikin sepse s’ka shpresë?!

Shqipëria ,një vend me male madhështore dhe bregdet magjepsës, vazhdon të dërgojë bijtë e saj drejt vendeve të huaja.
Pse pas më shumë se tri dekadash lirie, shqiptarët ende nuk e shohin të ardhmen në vendin e tyre?

Në vitet ’90, emigrimi ishte një akt i dëshpëruar për mbijetesë. Shqiptarët iknin për t’i shpëtuar varfërisë ekstreme, mungesës së ushqimit, të energjisë elektrike, shpresës. Sot, situata është ndryshe. Të rinjtë, profesionistët, mjekët, inxhinierët, madje dhe studentët me nota të shkëlqyera, zgjedhin të ikin jo sepse kanë nevojë për ushqim, por sepse kanë uri për dinjitet, për mundësi, për meritokraci, për drejtësi. Për një jetë ku shteti nuk të mban peng, për një punë ku je i vlerësuar, jo i nënvlerësuar.

Ata nuk kërkojnë shumë, një sistem që funksionon, një rrogë që të mjafton, një të ardhme të parashikueshme.
Ndërkohë, ata që mbeten shpesh janë më të moshuarit, ose ata që nuk kanë mundësi për të ikur. Kjo krijon një pabarazi sociale të frikshme dhe një boshllëk në zhvillimin e vendit.

Sakrifica nuk është vetëm për ata të cilët kërkojnë shpresën rrugëve të emigrimit(kurbetit ndryshe),por edhe e prindërve dhe të afërmve të cilët presin me mall fëmijët e tyre për të shijuar jetën,gëzimet dhe një ditë të bardhë.

A është emigrimi zgjedhje apo domosdoshmëri?

Në teori, çdo njeri ka të drejtë të lëvizë, të kërkojë një jetë më të mirë. Por kur shumica e popullsisë ikën jo për zgjedhje, por nga dëshpërimi, kemi një problem kombëtar.

Emigrimi është bërë strategji personale për mbijetesë, por është edhe dështim shtetëror për zhvillim. Kur qytetarët kanë më shumë besim tek një pasaportë e huaj sesa tek pasaporta e tyre shqiptare, kemi humbur më shumë se njerëz ,kemi humbur besimin, kemi humbur të ardhmen.

Në fund, emigrimi nuk është vetëm statistikë, por është drama e një kombi që kërkon shpëtim.

Të rinjtë shqiptar janë lodhur me premtimet boshe, korrupsuoni institucional dhe mungesa e meritokracisë. Të lodhur nga sistemi i cili shpesh i nxit të largohen në një tjetër vend që ti motivojë të qëndrojnë.
Kostoja që po paguajmë të gjithë nuk është vendimi personal i cdo të riu, por fenomeni i cili po e dëmton rrënjësisht të ardhmen e vendit.
E cfarë është dashuria për atdheun, kur vetë politikanët i kritikojnë të rinjtë që po ikin teksa vetë ka disa banesa në Londër dhe fëmijët që studiojnë në Francë e SHBA.

Ironia më e madhe është e atyre studentëve me tre mastera të cilët aplikojnë për punë (qoftë larëspjatash) jashtë në një vend tjetër, sepse këtu duhet të kesh disa lidhje për të fituar punë dhe post.

Nëse kjo valë emigrimi nuk do të ndalet për disa dekada, Shqipëria nuk do të ketë nevojë për rrugë të reja dhe shkolla moderne,por do të ketë nevojë për njerëz…!

Gerald Hysa emigrant ne Londër:

Emigrimi të ndryshon. Jo vetëm vendin ku jeton, por edhe njeriun që je.

Emigrova ne Londër jo se ishte ëndrra ime për tu larguar, por arsyeja e nevojës të cilën nuk munda ta gjej në vendin tim.

E di lash pas familjen dhe një botë plotë me kujtime ,duke u nisur drejt një jete të re .
Ta filloja edhe njëherë nga zero nuk ishte aq e lehtë siç flitej e dukej ne foto Anglia .
Në fakt jeta këtu është punë pa fund ikën ora pa e kuptuar.
Një plagë që gjithmonë thërret familjen duke mos pasuar asnjë rrugë për tek ata, mbyllesh ne vetvete dhe fshin ndjesitë e mallit në heshtjen e hijes tënde .

Është pak e cuditshme ndjesia e të qënurit krenar edhe fajtor sepse mendon njëkohësisht që ti nuk je afër familjes kur ata kanë nevojë më së shumti, por krenar që ke sakrifikuar për ata deri ktu .
Jeta ketu është shumë e egër njerëz të ftohtë që lëvizin me një ritëm të shpejtë.

Një vend ku çdo ditë e re të sjell sfida të vështira për ti kaluar. Por ja që tani jam ambjetuar, kam mësuar se si te perballem me problemet dhe me sfidat.
Largsia nga vendi yt të mëson të vlerësosh çdo moment të jetës ,se si mund te sillesh dhe si të kontrollosh emocionet…

Gjithmonë e mendoj te kthehem tek familja ime, por tashmë ndjej se jeta ime varet nga dy vende tani, në atdheun ku jam rritur dhe në vendin ku njoha jetën, mundësinë!

Gëzim Hysa: Babi i Geraldit

Kur isha i ri, s’kisha mundësi të shumta.
Jeta e vështirë dhe mundësitë e vendit na detyruan të rritemi shpejt.
Me gruan ndërtuam një shtëpi të thjeshtë, me mund e djersë, duke u përpjekur që fëmijët tanë të mos kalonin ato që kaluam ne. I rritëm me shpresën që një ditë do të ishin më mirë.

Sot, kur i shoh fëmijët qe janë larguar nga atdheu i tyre, më copëtohet zemra.
Edhe unë e kam jetuar rrugën e kurbetit (emigrimit) se çdo të thotë të përpiqesh të fitosh në një vend të huaj për të jetuar në vendin tënd.
E di që fëmijët kanë ikur për një jetë më të mirë, për një të ardhme që këtu nuk po e gjejnë.
Nuk i ndal dot ,as nuk dua t’i ndal.
Por si prind, është e dhimbshme të shoh se sakrificat tona nuk mjaftuan për t’i mbajtur këtu.

Unë nuk jam kundër ikjes së tyre. Përkundrazi, i kam mbështetur, por më dhemb që Shqiperia nuk u bë aq e mirë sa fëmijët të mos ndiheshin të detyruar të iknin.
Ne kemi mbetur këtu, por shpirti jonë udhëton çdo ditë me ta, në çdo aeroport, në çdo rrugë të huaj ku kërkojnë një copë dritë për veten e tyre.

Emigracioni nuk është vetëm një ikje fizike, por është një plagë që hapet ngadalë në shpirtin e një prindi. Në këtë plagë, jeton dashuria, shpresa dhe krenaria për fëmijët që guxuan të ëndërrojnë më shumë se ne prindërit e tyre.

Na ndiqni në facebook dhe instagram


Facebook


Instagram

Leave a comment