narrativashqiptare.com

“9 makina,0 përgjegjësi!”

8e6efcdb-8a9f-4f8e-adc8-2ecd6719b48b

Nga : Desiana Hysa

Nëse po prisje në semafor,trafik për të shkuar për drekë në ditën tënde të pushimit?
Epo, sot je në lajme.

Apo fëmija yt po bëhej gati për nesër në shkollë?
Me fat që nuk e përplasi ndonjë hero i rastësishëm me armë nën xhaketë.

Kur armët ecin lirshëm në këtë vend, edhe” El Chapo “do ndihej si qytetar i zakonshëm ,i armatosur, i lirë dhe i paprekshëm!

Mirë se vini në adrenalinën shqiptare! Aty ku rrugët janë pista gare dhe qytetarët pengje të filmit të radhës.

Një ditë diele e zakonshme , e ndërprerë vetëm nga zhurma e borive, dhe smogu i trafikut , ndodhi ajo që të gjithë, thellë-thellë e presim: një përplasje spektakolare me 7 makina, dhuruar me dashamirësi nga një qytetar i armatosur që vendosi t’i japë jetës së përditshme një dozë hollivudiane.

Po, nuk është ndonjë aksident i zakonshëm.

Është një shfaqje live, ku protagonisti, i ndjekur nga policia , përplasi makina si të ishin domino.
Qytetarët të pafajshëm dhe të lodhur nga jeta, gjithmonë gati të shërbejnë si figurantë në kaosin kombëtar.

Sepse, siç dihet tashmë, ne nuk jetojmë në një shtet ,por jetojmë në një skenë të improvizuar, ku çdo ditë mund të bëhesh protagonist pa dëshirën tënde.

Policia e lodhur, ndoshta edhe e pamotivuar, ndoshta vetëm statistikë,arriti më në fund. Pas ndjekjes, pas përplasjes, pas gjithçkaje që nuk duhej të kishte ndodhur. Dhe këtu qëndron problemi ,se gjithçka që ndodhi, nuk duhej të ndodhte.

Por a do të ndodhë prapë?!

Ironia është se askush nuk mban përgjegjësi.
Çdo gjë kalon, çdo plagë harrohet, çdo viktimë mbulohet nga heshtja, çdo fajtor fshihet pas avokatëve dhe ndonjë diagnoze të përshtatshme.
Por gjithsesi, ecim përpara… me frikë, me zemër të ngrirë, dhe me shpresën që nesër të mos jemi ne ata që dalim në lajme për arsye të gabuara.

Si qytetarë te zakonshëm, kemi mbetur peng të një vendi ku ndjenja e sigurisë është luks, jo e drejtë.

Ndërkohë, disa të tjerët si publiku i heshtur shohim pamjet me duar në kokë, komentojmë në rrjetet sociale me zemër të thyer dhe ndoshta bëjmë ndonjë status të mllefosur, para se të na thërrasë realiteti….

Do ngrihemi cdo ditë në 07:00 të mëngjesit, të nisemi për punë duke shpresuar t’i shmangemi ndonjë tjetër eksperience aksidentale.Sepse në Shqipërinë e sotme, përplasja e 9 makinave nga një njeri i armatosur nuk është lajm.
Është thjesht një ditë e zakonshme

Categories

Aplikime
3 Posts
Device
1 Posts
Diaspora
2 Posts
2 Posts

Categories

Aplikime
3 Posts
Device
1 Posts
Diaspora
2 Posts
2 Posts

Related Posts

Leave a comment