Fitoni Të Ardhura Shtesë Duke Shkruar: Metodat Britanike Tani edhe për shqiptarët!
Në një kohë kur gazetaria po përballet me sfida të mëdha, dhe shumë të rinj e profesionistë të fushave të tjera ndihen jashtë loje, një trajnim i ri në gjuhën shqipe po sjell një mundësi të pazakontë.
2 min leximPërditësuar më 21 gusht 2026

Në një kohë kur gazetaria po përballet me sfida të mëdha, dhe shumë të rinj e profesionistë të fushave të tjera ndihen jashtë loje, një trajnim i ri në gjuhën shqipe po sjell një mundësi të pazakontë.
I frymëzuar nga standardet e National Council for the Training of Journalists (NCTJ) – institucioni më prestigjioz britanik për edukimin e gazetarëve – ky program është ndërtuar jo vetëm për gazetarët, por për këdo që dëshiron të shkruajë dhe të fitojë nga kjo aftësi. Pa diplomë. Pa përvojë. Pa lidhje.
Kjo është për ty, nëse:
• Je një fillestar me pasion për të shkruar
• Je student/e i/e gazetarisë, komunikimit apo marketingut
• Ke një profesion tjetër, por kerkon një burim të dytë të ardhurash
• Je i/e papunë apo në kërkim të një aftësie të re
• Do të fitosh para nga shtëpia, në mënyrë të lirë dhe fleksibël
• Dëshiron të ndërtosh një karrierë freelance pa u futur në redaksi
Çfarë do të mësosh në këtë trajnim?
Si të shkruash si një gazetar profesionist, sipas metodës britanike
Si të kontaktosh dhe bashkëpunosh me media që paguajnë për artikujSi të ndërtosh një website profesional me WordPress, pa programim
Si të fitosh të ardhura nga eBook-et përmes platformave si Amazon KDP, Gumroad etj.
Si të ndërtosh një karrierë të lirë në media, pa pasur nevojë për një diplomë
Si të gjesh zërin tënd si autor, opinionist, kontribues
Dhe më shumë:
🔗 Mundësi praktike për të publikuar artikuj në mediat shqiptare “Narrativa Shqiptare” dhe “Zëri i Mërgimtarit”
Pse ky trajnim është ndryshe?
Sepse është ndërtuar mbi filozofinë e Jonathan Baker, një nga figurat më të rëndësishme të BBC-së:
• Ish-Drejtor i Newsgathering për të gjitha platformat e BBC
• Editor i “BBC Ten O’Clock News”, programi më i ndjekur informativ në Britani
• Anëtar bordi në Ofcom – rregullatori i medias në MB
• Profesor i gazetarisë në University of Essex
• Trajner i mbi 8,000 gazetarëve në botë
• Kryetar aktual i National Training for Journalists (NCTJ)
Tani, për herë të parë, metodat dhe standardet që kanë ndërtuar karrierat e mijëra gazetarëve në botë po vijnë në gjuhën shqipe, të thjeshtuara dhe të përshtatura për realitetin shqiptar.
Organizatorët:
Merjeme Tota – gazetare, themeluese e “Narrativa Shqiptare” https://narrativashqiptare.com/
e trajnuar në Londër me vetë standartet e këshillit që drejton Jonathan Baker, National Training Course of Journalists
Lindita Bushgjokaj – gazetare me përvojë në emisionet “Me Zemër të Hapur” dhe “Pa Gjurmë”, sot studente marketingu në Londër.
📌 Vendet janë të kufizuara për të ruajtur cilësinë dhe përkushtimin ndaj çdo pjesëmarrësi.
Shkruar nga
Newsletter
Qëndroni të informuar
Merr lajmet kryesore të Narrativa Shqiptare direkt në inbox.
Pa spam. Mund të çabonoheni në çdo moment.
Lexo më tej
Të gjitha në Narrativa personale →Pse Britania do ta bllokonte menjëherë projektin në Zvërnec?
Nga: Merjeme Tota (studente e gazetarisë në National Training Council of Journalists, Londër) Tipner West Portsmouth Në Lagunën e Nartës, pranë Zvërnecit, Shqipëria po përballet me një konflikt që…
nga Merjeme Tota
Valët mbyllen, thirrjet e revolucionit vazhdojnë!
Në këtë ditë të katërt proteste, si qytetare e këtij kombi dhe njëkohësisht me syrin e një vëzhgimi gazetaresk, ajo që u pa në shesh nuk ishte thjesht përsëritje, por një këmbëngulje që rritet çdo…
nga Merjeme Tota
Aida Turku: “Diplomohen në shqip, por drejtësia ua mohon” Revolta e studentëve shqiptarë në Shkup
Ka momente në histori kur një komb nuk provohet nga luftërat, por nga mënyra se si mbron identitetin e vet. Sot, studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut nuk po kërkojnë privilegje.
nga Merjeme Tota



