Narrativa Shqiptare
Diaspora

Diaspora zbret në Tiranë, i bashkohet revoltës studentore

Dhjetëra shqiptarë të diasporës i janë bashkuar revoltës masive studentore në Tiranë në ditën e saj të pestë duke iu përgjigjur thirrjeve për mbështetjen e të rinjve që kanë dalë në rrugë.

Merjeme Tota

1 min lexim

Diaspora zbret në Tiranë, i bashkohet revoltës studentore

Dhjetëra shqiptarë të diasporës i janë bashkuar revoltës masive studentore në Tiranë në ditën e saj të pestë duke iu përgjigjur thirrjeve për mbështetjen e të rinjve që kanë dalë në rrugë.

“Si do punojë studenti 500 euro dhe të paguajë qiranë 400 euro… a janë fëmijët e tu, ju që rrini nëpër shtëpi kafene në divane, çohuni… unë jam femër 51 vjeç kam marrë avionin kam ardhur nga Milano në orën 3 të natës. Kam frikë me dalë në rrugë se më thonë kujdes se ka civila… le të më kapin do shkoj në burg. Unë kam ardhur me shpirt, kam ardhur me zemrën time. Kam qenë gjithë natën pa gjumë dhe kam filluar protestën me studentët. ”, tha para medieve gruaja që kishte ardhur nga Milano.

Kjo deklaratë e saj mes lotësh teksa qëndronte e ulur në mes të bulevardit të kthyer në “arenë lufte” mes policisë dhe studentë e nxënësve të gjimnazeve u bë virale.

Ajo dënoi dhunën ndaj protestuesve, mes tyre edhe të mitur, ndërsa mbështeti kërkesat e tyre të bërtitura që prej 13 tetorit që lidhen kryesisht me me arsimin, kushtet në universitete, kostot e studimit dhe mundësitë e punësimit pas diplomimit. Mes kërkesave të studentëve kanë qenë dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe zgjedhjet e parakohshme.

Tubimi u shoqërua me përplasje mes protestuesve dhe policisë, dëmtime të pronës dhe dhjetëra të lënduar. Avokati i Popullit ngriti shqetësime për trajtimin e personave të ndaluar, përfshirë të miturit, ndërsa OKB-ja bëri thirrje për dialog, mbrojtjen e së drejtës për tubim paqësor dhe respektimin e lirisë së shtypit. Kryeministri Edi Rama, nga ana tjetër, i cilësoi aktet e dhunës si të shkëputura nga lëvizja studentore dhe pretendoi se protestat po nxiten edhe nga faktorë të jashtëm.

Shkruar nga

Merjeme Tota

Ndaje këtë histori

Newsletter

Qëndroni të informuar

Merr lajmet kryesore të Narrativa Shqiptare direkt në inbox.

Pa spam. Mund të çabonoheni në çdo moment.