“9 makina,0 përgjegjësi!”
Nëse po prisje në semafor,trafik për të shkuar për drekë në ditën tënde të pushimit? Epo, sot je në lajme. Apo fëmija yt po bëhej gati për nesër në shkollë?
2 min leximPërditësuar më 20 gusht 2026

Nga : Desiana Hysa

Nëse po prisje në semafor,trafik për të shkuar për drekë në ditën tënde të pushimit?
Epo, sot je në lajme.
Apo fëmija yt po bëhej gati për nesër në shkollë?
Me fat që nuk e përplasi ndonjë hero i rastësishëm me armë nën xhaketë.
Kur armët ecin lirshëm në këtë vend, edhe" El Chapo "do ndihej si qytetar i zakonshëm ,i armatosur, i lirë dhe i paprekshëm!
Mirë se vini në adrenalinën shqiptare! Aty ku rrugët janë pista gare dhe qytetarët pengje të filmit të radhës.
Një ditë diele e zakonshme , e ndërprerë vetëm nga zhurma e borive, dhe smogu i trafikut , ndodhi ajo që të gjithë, thellë-thellë e presim: një përplasje spektakolare me 7 makina, dhuruar me dashamirësi nga një qytetar i armatosur që vendosi t’i japë jetës së përditshme një dozë hollivudiane.
Po, nuk është ndonjë aksident i zakonshëm.
Është një shfaqje live, ku protagonisti, i ndjekur nga policia , përplasi makina si të ishin domino.
Qytetarët të pafajshëm dhe të lodhur nga jeta, gjithmonë gati të shërbejnë si figurantë në kaosin kombëtar.
Sepse, siç dihet tashmë, ne nuk jetojmë në një shtet ,por jetojmë në një skenë të improvizuar, ku çdo ditë mund të bëhesh protagonist pa dëshirën tënde.
Policia e lodhur, ndoshta edhe e pamotivuar, ndoshta vetëm statistikë,arriti më në fund. Pas ndjekjes, pas përplasjes, pas gjithçkaje që nuk duhej të kishte ndodhur. Dhe këtu qëndron problemi ,se gjithçka që ndodhi, nuk duhej të ndodhte.
Por a do të ndodhë prapë?!
Ironia është se askush nuk mban përgjegjësi.
Çdo gjë kalon, çdo plagë harrohet, çdo viktimë mbulohet nga heshtja, çdo fajtor fshihet pas avokatëve dhe ndonjë diagnoze të përshtatshme.
Por gjithsesi, ecim përpara... me frikë, me zemër të ngrirë, dhe me shpresën që nesër të mos jemi ne ata që dalim në lajme për arsye të gabuara.
Si qytetarë te zakonshëm, kemi mbetur peng të një vendi ku ndjenja e sigurisë është luks, jo e drejtë.
Ndërkohë, disa të tjerët si publiku i heshtur shohim pamjet me duar në kokë, komentojmë në rrjetet sociale me zemër të thyer dhe ndoshta bëjmë ndonjë status të mllefosur, para se të na thërrasë realiteti....
Do ngrihemi cdo ditë në 07:00 të mëngjesit, të nisemi për punë duke shpresuar t’i shmangemi ndonjë tjetër eksperience aksidentale.Sepse në Shqipërinë e sotme, përplasja e 9 makinave nga një njeri i armatosur nuk është lajm.
Është thjesht një ditë e zakonshme...
Shkruar nga
Newsletter
Qëndroni të informuar
Merr lajmet kryesore të Narrativa Shqiptare direkt në inbox.
Pa spam. Mund të çabonoheni në çdo moment.
Lexo më tej
Të gjitha në Narrativa personale →Pse Britania do ta bllokonte menjëherë projektin në Zvërnec?
Nga: Merjeme Tota (studente e gazetarisë në National Training Council of Journalists, Londër) Tipner West Portsmouth Në Lagunën e Nartës, pranë Zvërnecit, Shqipëria po përballet me një konflikt që…
nga Merjeme Tota
Valët mbyllen, thirrjet e revolucionit vazhdojnë!
Në këtë ditë të katërt proteste, si qytetare e këtij kombi dhe njëkohësisht me syrin e një vëzhgimi gazetaresk, ajo që u pa në shesh nuk ishte thjesht përsëritje, por një këmbëngulje që rritet çdo…
nga Merjeme Tota
Aida Turku: “Diplomohen në shqip, por drejtësia ua mohon” Revolta e studentëve shqiptarë në Shkup
Ka momente në histori kur një komb nuk provohet nga luftërat, por nga mënyra se si mbron identitetin e vet. Sot, studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut nuk po kërkojnë privilegje.
nga Merjeme Tota



